
GJERMANI- Anglia do të përballet në finalen e Euro 2024 me Spanjën, në një ndeshje që pritet të dhurojë emocione pa fund. “Shpëtimtar” për skuadrën e Gareth Southgate ishte Ollie Watkins, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 81-të të gjysmëfinales kundër Holandës së bashku me Cole Palmer dhe dhjetë minuta më vonë shënoi golin kualifikues pas asistimit të mesfushorit të Chelseat.
Sulmuesi i Aston Villa hyri në vend të Harry Kane në ndeshje, me kapitenin e Anglisë që e përqafoi atë pas ndeshjes së madhe kualifikuese.
“Të jem i sinqertë, nuk më kujtohet se çfarë i thashë. Faleminderit Olli, nuk është e lehtë të mos jesh në ndeshje që në fillim. Nuk është e lehtë të presësh për shansin tënd. Të dish se si të shfrytëzosh mundësinë siç bëri me atë gol është një meritë për të dhe padyshim një rezultat masiv për ekipin”, tha Kane në komentet e tij pas ndeshjes./ZËRI