
GAZA – Një sërë zhvillesh kanë ndodhur së fundmi në rajonin e luftës, në Gaza dhe Izrael. Një spital u sulmua dhe më shumë se 500 civilë, që po merrnin ndihmë mjekësore, janë vrarë.
Hamasi akuzoi Izraelin për sulmin, ndërsa Tel Avivi ka mohuar se ka sulmuar godinën spitalore. Në një konferencë shtypi të ushtrisë izraelite, u tha se Xhihadi Islamik Palestinez qëndron pas ngjarjes.
“Grupi militant i Xhihadit Islamik Palestinez shkaktoi shpërthimin në një spital të qytetit të Gazës të marten, me një raketë të hedhur në mënyrë të gabuar”, tha ushtria e Izraelit.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite deklaroi se sulmet e izraelitëve shkaktojnë gropa dhe jo flakë.
Biden mbërriti në Izrael dhe takoi kryeministrn izraelit Benjamin Netanyahu, teksa folën me gazetarët në Tel Aviv. Biden tha se sulmi në spitalin e Gazës nuk është kryer nga ana e Izraelit.
Misteret më të mëdha janë mbi autorët e sulmit mbi spital. Pavarësisht se ushtria e Izraelit ka thënë se grupe militante qëndrojnë pas sulmit, Xhihadi Islamik Palestinez ka mohuar fajin. Qeveritë arabe gjithashtu dënuan Izraelin dhe anuluan një samit të planifikuar me Biden në Jordani.
Po ashtu, numri i të vdekurve në Gaza nga raketat e hedhura është rritur. Numri i njerëzve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës së fundit ka shkuar 3 300. Të dhënat u dhanë nga Ministri Palestinez i Shëndetësisë.
Hamasi sulmoi Izrelin, ndërsa Tel Avivi u përgjigj. Më shumë se 4700 njerëz kanë vdekur nga sulmet e përgjakshme të të dyja palëve./Zëri.ai/