Bota

Hamasi akuzon: Izraeli dhe Perëndimi, përgjegjës për vrasjet e civilëve

Zyrtari i Hamasit, Osama Hamdan deklaroi se fajtor për vrasjet e civilëve në Gaza janë izraeli, por edhe SHBA-të e vendet perëndimore.

D.XH
Hamasi akuzon: Izraeli dhe Perëndimi, përgjegjës për vrasjet
Sulmi mbi spitalin e Gazes

GAZA - Osama Hamdan, një zyrtar i Hamasit, ka thënë në një konferencë shtypi në Liban se SHBA dhe të gjitha vendet perëndimore që mbështesin Izraelin, mbajnë përgjegjësinë e plotë për luftën kundër civilëve në Gaza.

Komentet e Hamdan erdhën pas shpërthimit në spitalin Al Ahli në Gaza. Hamasi, i cili drejton Rripin e Gazës, fajësoi Izraelin për shpërthimin. Që atëherë, ushtria izraelite ka pretenduar se sulmi është shkaktuar nga një raketë e dështuar e lëshuar nga grupi Palestinez i Xhihadit Islamik dhe se lëshimet e dështuara të raketave nga Gaza po rriten.

Izraeli ka kryer sulme ajrore në Gaza, që kur militantët e Hamasit nisën valë sulmesh vdekjeprurëse ndaj Izraelit më 7 tetor.

Izraeli: Lëshimet e raketave të dështuara nga Gaza janë në rritje

Forcat Ajrore izraelite thonë se lëshimet e dështuara të raketave nga Gaza janë në rritje. Ushtria izraelite raporton se 450 raketa janë hedhur nga Gaza në Izrael.

Në një seri postimesh në X, Forcat Ajrore izraelite thonë se Hamasi ka përdorur vazhdimisht civilët në Rripin e Gazës, si mburoja njerëzore.

Ushtria e Izraelit thotë se lëshimet e raketave kryhen pranë ndërtesave që kanë popullsi civile si spitalet, shkollat e OKB-së, xhamitë, restorantet, ndërtesat diplomatike dhe hotelet.

Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë mbi 1 500 persona. Izraeli u përgjigj, duke vrarë në sulme me raketa mbi 3300 njerëz në Gaza. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB