Bota

Fatlumë!? Gabimi i bankës bën që qyetarët të tërheqin miliona dollarë nga bankomatet

Më shumë se 40 milion dollarë u tërhoqën ose u transferuan në banka të tjera.

f.t
Fatlumë!? Gabimi i bankës bën që qyetarët të
FOTO ILUSTRUESE

AFRIKË- Banka më e madhe tregtare e Etiopisë po përpiqet të rikuperojë shuma të mëdha parash të tërhequra nga klientët pas një “defekti në sistem”. Klientët zbuluan herët të shtunën se mund të merrnin më shumë para se sa kishin në llogaritë e tyre në Bankën Tregtare të Etiopisë (CBE).

Më shumë se 40 milion dollarë u tërhoqën ose u transferuan në banka të tjera, raportuan mediat lokale. U deshën disa orë që institucioni të ngrinte transaksionet. Shumica e parave u tërhoqën nga CBE në pronësi të shtetit nga studentët, u tha gazetarëve të hënën presidenti i bankës Abe Sano. Lajmet për defektin u përhapën nëpër universitete kryesisht përmes aplikacioneve të mesazheve dhe telefonatave.

Radhë të gjata u krijuan në ATM-të e kampusit, ndërsa një student në Etiopinë perëndimore i tha BBC-së se njerëzit amharikë po tërhiqnin para derisa oficerët e policisë mbërritën në kampus për t’i ndaluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB