
FBI dhe Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare po japin alarmin, duke theksuar se Shteti Islamik (ISIS) po planifikon të nisë sulme terroriste gjatë ngjarjeve të Muajit të Krenarisë në qershor. Siç raporton Gazeta Express, pas tri javësh nga fillimi i manifestimeve për nder të komunitetit LGBTI+, organizatat e huaja terroriste me gjasë do të godasin vendet ku do të mbahet festa e komunitetit LGBTI+.
Muaji i Krenarisë, i cili feston dhe nderon komunitetin LGBTQI+ në Shtetet e Bashkuara, zhvillohet çdo vit në qershor. Megjithatë, festimet e këtij viti do të zhvillohen në një kohë të frikës së shtuar ndaj urrejtjes anti-transgjinore mes incidenteve në rritje të ekstremizmit jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën.
FBI paralajmëron për akte të dhunshme
FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA- së lëshuan këtë paralajmërim të premten e kaluar, duke vënë në dukje se organizatat e huaja terroriste ose mbështetësit e tyre, si ISIS, mund të kërkojnë të përfitojnë nga ngjarjet e ardhshme të krenarisë LGBTQ + për të "kryer akte të dhunshme ".
Siç theksojnë ata, në duart e tyre kanë shumë indikacione të mundshme për një sulm terrorist muajin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express. Këto përfshijnë kërcënime të dhunshme në internet, disa ndjekës që "fotografizojnë" stafin e sigurisë së ngjarjes dhe kërkojnë informacione për festën e transgjinorëve, si numri i pjesëmarrësve, por pa ndonjë shpjegim logjik.
Udhëzimet e autoriteteve
Autoritetet amerikane po u bëjnë thirrje pjesëmarrësve dhe organizatorëve të ngjarjeve të Muajit të Krenarisë të mos jenë të vetëkënaqur. Kjo do të thotë, të jesh vazhdimisht në vëzhgim pasi terroristët e huaj mund të përpiqen të anashkalojnë sigurinë brenda ose jashtë dhe madje të maskohen si policë. Përveç kësaj, ata këshillojnë qytetarët amerikanë dhe ata që marrin pjesë në festimet për komunitetin LGBTI+ që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek autoritetet./ZËRI