
RUSI- Këndet e lojërave në Rusi po kthehen në terrene për parakalime ushtarake.
Në shkollat nga Paqësori deri në Detin e Zi, fëmijëve në çerdhe u veshin uniforma dhe i bëjnë pjesë të marshimeve.
Ata më të mëdhenj në moshë po mësohen se si të hapin llogore, të hedhin granata dhe të gjuajnë me municion të vërtetë.
Në shkollat anembanë vendit po i thurren lavde shërbimit në forcat e armatosura, po krijohen “kompani vullnetare” të adoleshentëve e gjithasthu kurrikula kombëtare po ndryshohet duke i dhënë vëmendje mbrojtjes së atdheut.
Kjo do të thotë se fëmijët e Rusisë po përgatiten për luftë.
Militarizimi i shkollave publike të Rusisë është intensifikuar që nga pushtimi rus i Ukrainës, i nxitur nga qeveria në Moskë.
Ministri i Arsimit Sergei Kravtsov tha se tani ka rreth 10,000 të ashtuquajtura klube "ushtarake-patriotike" në shkollat dhe kolegjet ruse, dhe një çerek milion njerëz angazhohen në to.
Madje fëmijë të moshës tetë-nëntë vjeçare kanë marrë leksione bazike ushtarake. Ata kanë mësuar se si të montojnë një armë.
Për më tepër që edhe tekstet shkollore në vend kanë ndryshuar.
Mësues që kanë qenë pak entuziastë për ëktë nsimë janë larguar nga detyra rapoprton CNN.
Ndërkohë që 79% e prindërve mbështesin shfaqjen e videove rreth luftës për fëmijët e tyre raporton agjencia shtetërore ruse RIA NOVOSTI./Zëri.ai