
Pamje nga protesta
BELGJIKË- Fermerët vazhdojnë mobilizimet e tyre në të gjithë Evropën. Pas "rrethimit" të Brukselit gjatë Samitit në fillim të këtij muaji, organizatat e fermerëve belge do të mbajnë një tjetër protestë në Rue de la Loi të hënën e ardhshme.
Sipas Politico, policia pret që qindra fermerë të jenë në kryeqytet me traktorët e tyre. Kjo rrugë dhe rrugët e tjera ngjitur do të jenë të mbyllura.
Ndaj policia këshillon udhëtarët që të përdorin transportin publik apo mjete të tjera. Ndërkohë situate kaotike paraqitet dhe në Greqi e Itali nga protestat./ZËRI
Poll