Bota

Humbi jetën në qeli, zbardhet certifikata e vdekjes së Navalny

Sipas tyre, shkaku i vdekjes është renditur si “shkaqe natyrore”.

f.t
Humbi jetën në qeli, zbardhet certifikata e vdekjes së Navalny
Alexei Navalny

RUSI- Ekipi i kritikut të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny i cili humbi jetën në burg të premten e kaluar, pretendon se ka parë certifikatën e tij të vdekjes. Sipas tyre, shkaku i vdekjes është renditur si “shkaqe natyrore”.

“Raporti mjekësor mbi vdekjen i treguar nënës së Alexei Navalny thoshte se shkaqet e vdekjes ishin të natyrshme,” tha Kira Yarmysh.

Ndërkohë e gruaja e tij, Yulia Navalny, ka thënë se beson se burri i saj ishte helmuar me Novichok. Raportet për mavijosje në trupin e tij gjithashtu mbeten të pakonfirmuara. Trupi i Alexei Navalynt, do të mbahet nga autoritetet edhe për 14 ditë të tjera për kryerjen e ekzaminimeve. 

Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale./ZËRI

Poll

MOS HUMB