
GREQI- Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në një shkollë në Argallasti të Pelionit. Një nxënës ka varur flamurin e Shqipërisë në kangjellat e oborrit.
Veprimi i tij është parë edhe nga studentët e tjerë dhe për pasojë kanë reaguar. Disa prej tyre më të mëdhenj në moshë e çuan atë në drejtori.
Siç raportojnë mediat greke, nxënësi pretendoi se gjithçka është bërë me shaka. Ai shprehu pendesë për veprimin e tij teksa u shpreh se nuk ka dashur të ofendojë simbolin e vendit.
Megjithatë, incidenti nuk përfundoi me kaq pasi sot në orën 12 do të mbahet një këshill në shkollë ku do të marrë pjesë edhe kreu i Drejtorisë së Arsimit të Mesëm Magnezi Sokratis Savelidis./Zëri.ai