Bota

FOTO- Milionerët përgatiten për fundin e botës/ Armë, ushqim e flori në bunkerët sekretë

Elon Musk gjithashtu ka deklaruar se ka krijuar një “mbrojtje shumë të mirë” ndaj fundit të botës, teksa në një postim shfaqte imazhin e mjetit të tij Tesla Cybertruck duke e quajtur si mbrojtje ndaj raketave apo robotëve vrasës.

f.t
FOTO- Milionerët përgatiten për fundin e botës/ Armë,
Mark Zuckerberg

SHBA- Më të pasurit e botës duket se po përgatiten për fundin e botës, duke shtuar spekulimet se elita di diçka që ne nuk dimë, përderisa po mbledhin furnizime dhe po ndërtojnë bunkerë sekretë. 

Daily Star ka përmendur më parë sesi kreu i Meta, Mark Zuckerberg ka hartuar planet e një bunkeri masiv në ishujt e Hawaii. Kjo lëvizje bëri që komentatorja e njohur Christina Randall të deklaronte se më të pasurit po përgatiten për “Profecinë Biblike,” duke lënë pjesën tjetër të botës në fatin e tyre, që në këtë rast nuk duket fare pozitiv.

FOTO- Milionerët përgatiten për fundin e botës/ Armë,
BUNKER

Një tjetër milioner që po përgatitet për këtë ‘Armageddon’, është Sam Altman, themeluesi i OpenAI, krijues i programit të inteligjencës artificiale ChatGPT, i cili ka thënë se një “luftë berthamore” ose një “virus fatal i krijuar në mënyrë sintetike” mund të sjellin një rrezik të tillë.

Më i pasuri në Idaho, Frank VanderSloot, ka blerë një pronë “shpëtimi” ngjitur me atë të kreut të Facebook, për afro $51milionë, siç besohet per arsye te ngjashme.

Poll

MOS HUMB