Bota

Franca miraton ligjin për “vdekjen e asistuar”, personave me sëmundje terminale do iu lejohet t’i japin fund jetës!

Masa e propozuar e përcakton vdekjen e asistuar si lejimin e njerëzve për të përdorur ilaçe vdekjeprurëse në kushte të caktuara.

F.I
Franca miraton ligjin për “vdekjen e asistuar”, personave me
FOTO ILUSTRUESE

FRANCË-Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar një projektligj që u jep të drejtën personave në fazat e fundit të një sëmundjeje të pashërueshme të kërkojnë ndihmë mjekësore për t’i dhënë fund jetës së tyre. Mediat e huaja raportojnë se me 305 vota pro dhe 199 kundër, nisma mbështetet edhe nga presidenti Emmanuel Macron dhe pritet të kalojë në Senat për shqyrtim përpara një leximi të dytë në Asamble.

Franca miraton ligjin për “vdekjen e asistuar”, personave me
VOTIMI

Synimi është që ligji të hyjë në fuqi deri në vitin 2027. Në një deklaratë për X, Macron vlerësoi miratimin e projektligjit si “një hap të rëndësishëm” në “rrugën e vëllazërisë”.

“Vota e Asamblesë Kombëtare për legjislacionin në lidhje me zhvillimin e kujdesit paliativ dhe vdekjes së asistuar është një hap i rëndësishëm. Me respekt për ndjeshmëritë, dyshimet dhe shpresat, rruga e vëllazërisë që shpresoja po hapet gradualisht,"- u shpreh Macron.

Legjislacioni do t'i dërgohet Senatit francez për debat të mëtejshëm. Mund të duhen muaj për të caktuar një votim përfundimtar mbi masën, duke pasur parasysh procesin e gjatë dhe kompleks parlamentar të Francës. Asambleja Kombëtare ka fjalën e fundit mbi Senatin.

Masa e propozuar e përcakton vdekjen e asistuar si lejimin e njerëzve për të përdorur ilaçe vdekjeprurëse në kushte të caktuara. Ata mund t'i marrin vetë, ose nëse, gjendja fizike e tyre nuk ua lejon ta bëjnë këtë vetë, do të jenë në gjendje të marrin ndihmë nga një mjek ose infermier.

Kushtet 

Për të përfituar, pacientët duhet të jenë mbi 18 vjeç, të jenë shtetas francezë ose të jetojnë në Francë. Një ekip profesionistësh mjekësorë do të duhet të konfirmojë që pacienti vuan nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme, vuan nga dhimbje të patolerueshme dhe po kërkon ilaçe vdekjeprurëse me vullnetin e tyre të lirë. Pacientët me gjendje të rënda psikiatrike dhe çrregullime neurodegjenerative si sëmundja e Alzheimerit nuk do të jenë të pranueshëm.

Poll

MOS HUMB