
FRANCË- Një vendim i papritur ka ardhur nga qeveria franceze. Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne dhe ministri Jean-Noel Barrot u kanë kërkuar të gjithë ministrave të kabinetit dhe stafit të tyre që të mos përdorin më WhatsApp. Aplikacioni nuk konsiderohet i sigurt nga qeveria e Parisit, e cila u kërkon anëtarëve të saj ta zëvendësojnë atë duke përdorur faqen Olvid.
“Kjo është mënyra më e mirë për të garantuar sovranitetin tonë, ne po bëjmë një hap tjetër drejt sigurisë më të madhe të komunikimit”, shkroi Barrot.
Faqja e Olvid pretendon se i lejon përdoruesit të "çlirohen nga zgjidhjet e huaja që i nënshtrohen ligjeve ekstraterritoriale", siç është Cloud i Amerikës, i cili detyron kompanitë e teknologjisë amerikane të heqin dorë nga të dhënat e ruajtura në serverë të huaj. Olvid pretendon se ofron nivele më të larta sigurie sesa rivalët.
Gjithashtu aplikacioni nuk kërkon një numër telefoni ose kartë SIM për të krijuar një llogari, që do të thotë se përdoruesit janë më pak të rrezikuar nga njerëzit që vjedhin llogaritë. Të dhënat ruhen në të gjithë rrjetin e pajisjeve që i përdorin ato, në vend të serverëve qendrorë, duke e bërë më të vështirë qasjen për zbatimin e ligjit ose hakerët e mundshëm.