Bota

Frikë nga ISIS? Franca dyfishon masat e sigurisë në ndeshjen ndaj Skocisë

Europa po përjeton një valë tjetër frikësimesh nga organizatat terroriste, teksa disa incidente janë shënuar kohët e fundit.

D.XH
Frikë nga ISIS? Franca dyfishon masat e sigurisë në ndeshjen ndaj
Sulm terrorist

LILLE – Sulmi terrorist në Belgjikë, ku u vranë dy tifozë suedezë nga një ekstremist i ISIS, ka rikthyer frikën e sulmeve të terrorit në Europë.

Franca luan sonte me Skocinë në Lille dhe ministri i Brendshëm Gerald Darmanin ka thënë se janë dyfishuar masat për mbarëvajtjen e sfidës.

Ne kemi shumëfishuar numrin e forcave të sigurisë në terren dhe sërish në vazhdimësi gjatë ditës do të dyfishojmë njësitë në kufi.

RAID (njësia anti-terroriste e policisë franceze) është mobilizuar dhe do të ketë gjashtë njësi të lëvizshme, në vend të tre, që ishin parashikuar më herët”, u shpreh ministri.

Lille është një qytet, që ka një largësi prej 107 km me Brukselin./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB