Bota

Fundosja e jahtit luksoz, gjenden dy trupa të pajetë

Incidenti ndodhi në portin e Porticello, afër Palermos, ndërsa varka mbante 22 pasagjerë.

M.M
Fundosja e jahtit luksoz, gjenden dy trupa të pajetë
Moment nga kërkimi i trupave

ITALI- Një jaht luksoz në pronësi të gruas së sipërmarrësit britanik të teknologjisë, Mike Lynch, është fundosur gjatë një stuhie të egër në orët e para të së hënës (19 gusht). Incidenti ndodhi në portin e Porticello, afër Palermos, ndërsa varka mbante 22 pasagjerë.

Ekipet e shpëtimit kanë konfirmuar gjetjen e dy viktimave të tjera, por nuk kanë bërë të ditur emrat apo gjininë e të mbyturve. Teksa kërkonin rrënojat e jahtit luksoz që u mbyt në brigjet e Siçilisë, zhytësit kanë gjetur trupat dy nga gjashtë pasagjerëve që ishin zhdukur. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vazhdim, ndërsa autoritetet vendase po monitorojnë nga afër situatën dhe po punojnë për të gjetur mbetjet e jahtit./ ZËRI

Poll

MOS HUMB