Bota

Fushata zgjedhore në Serbi, Kosova sjell pikë, BE jo

Sipas një sondazhi të bërë në tetor nga New Serbian Political Thought (NSPM), vetëm 14 për qind e votuesve besojnë se "pozita e Serbisë dhe serbëve" në Kosovë është më e fortë me këtë qeveri në Beograd, ndërsa rreth 50 për qind mendojnë se është më e dobët.

Redaksia Zëri
Fushata zgjedhore në Serbi, Kosova sjell pikë, BE jo
Aleksandër Vuçiç

SERBI- "Lufta kundër korrupsionit dhe krimit është në vendin e dytë, ndërsa Kosova në vendin e tretë, nëse në Kosovë nuk shpërthen kriza. Por pikërisht në raste të tilla rritet interesimi për këtë temë”, tha Ivkoviç për gazetën "Blic”.

Për këto çështje "jetike” insiston edhe në këtë fushatë qeveria e Aleksandër Vuçiçit. Në takimin e madh parazgjedhor në Arenën e Beogradit, në fjalime përsëri u përmendën më shpesh rrugët, hekurudhat, stadiumet, vendet e punës dhe pagat. Por, asnjë nga folësit, sidomos Vuçiç, nuk harroi të flasë për "mbrojtjen e integritetit territorial”, duke thënë se "nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës".

Sipas Stefan Radojkoviç, qeveria u godit nga një "stuhi" që mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. Së pari, lufta në Ukrainë solli presion të madh, e më pas nisi rritje të çmimeve që prekin qytetarët. E presioni vazhdon edhe për "zgjidhjen" e çështjes së Kosovës.

Radojkovi thotë se partitë e djathta e kanë nuhatur këtë si një moto për të fituar pikë në fushatë.

"Nëse partitë e djathta ose konservatore morën disa vota vitin e kaluar për çështjen e luftës në Ukrainë, në të cilën Serbia nuk ka asnjë rol, atëherë në mënyrë të pashmangshme del edhe çështja e Kosovës, e cila është shumë më afër”, thotë Radojkoviç.

"Është gjithashtu e qartë së shumica e votuesve kanë qëndrime negative ndaj çdo propozimi perëndimor," shton ai.

Zgjedhësit e Vuçiçit

Shumë vëzhgues e interpretuan edhe kthimin e ish-presidentit Tomislav Nikoliç në fushatën e Partisë Përparimtare Serbe si një përpjekje për të rikthyer votuesit e lëkundur të SNS. Sepse, shikuar nga sondazhet, Vuçiç nuk i ka kartat më të fuqishme në dorë, kur është fjala për temën e Kosovës. Sipas një sondazhi të bërë në tetor nga New Serbian Political Thought (NSPM), vetëm 14 për qind e votuesve besojnë se "pozita e Serbisë dhe serbëve" në Kosovë është më e fortë me këtë qeveri në Beograd, ndërsa rreth 50 për qind mendojnë se është më e dobët.

"Shumë thonë se elektorati i Vuçiqit është korruptuar në një farë mënyre. Por ai megjithatë është i ankoruar në spektrin e djathtë”, thotë Radojkoviç.

"Ata gjithashtu kanë njëfarë pasigurie në lidhje me politikën e Vuçiçit për Kosovën, ku ka shumë të panjohura”.

Radojkoviç vëren se edhe lista pro-evropiane "Serbia kundër dhunës” ka mbajtur qëndrim më të ashpër ndaj Kosovës. Radojkoviq i referohet raportit të fundit të DW për vizitën e përfaqësuesve të kësaj liste pro-evropiane në Berlin.

Aty Borko Stefanoviç (SSP) ka thënë se ky koalicion do të ruajë "pikëpamjen kushtetuese” të Kosovës dhe se nuk është i detyruar të mbajë premtimet që Vuçiq u ka dhënë përfaqësuesve evropianë me dyer të mbyllura.

Kosova është një lloj "pule e artë" në fushatën e shumë partive, ndërsa për listën më të fortë qytetare ndër temat e fuqishme janë edhe çështjet e dhunës, krimit dhe korrupsionit, e deri tek varfërimi i qytetarëve.

"BE-ja nuk është temë e rëndësishme e fushatës. Mund të jetë tronditëse për dikë nga jashtë, por nuk është. Ka shumë çështje të tjera më urgjente në rend dite”, thotë ai, duke përmendur shembujt e krimit, dhunës dhe çështje të tjera që nxitën protesta masive pranverën e kaluar.

Ndërsa çështa e BE në sondazhe nuk ka qenë kurrë më keq. Sipas NSPM, vetëm 39 për qind e qytetarëve mbështesin anëtarësimin e Serbisënë BE, ndërsa 51 për qind janë kundër.

A ka ndonjë tjetër rrugë evropiane?

Shumë gjëra tregojnë se Beogradi zyrtar nuk po shkon më drejt BE-së. Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane, nga vera e vitit 2022 deri në verën e vitit 2023, Serbia ka miratuar vetëm 27 për qind të rregulloreve të planifikuara ligjore të kërkuara nga BE. Pas ardhjes në pushtet të SNS-së, në gjysmën e parë të vitit 2013, janë miratuar rreth 85 për qind e rregulloreve. Gazetari Boshko Jakshiq mendon, se "një pjesë e përgjegjësisë, jo e vogël, i takon edhe Bashkimit Evropian".

"Perëndimi po nxiton të normalizojë marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Gjithçka tjetër është për ta e parëndësishme”, përfundon Jakshiç./DW

Poll

MOS HUMB