Bota

Përleshje e armatosur në Bruksel, 3 të plagosur

Policia në Bruksel njofton se ka marrë lajmërim për të shtëna me armë zjarri në një zonë qendrore të qytetit. Tre persona janë plagosur nga të shtënat, ndërsa po punohet për kapjen e autorit/autorëve.

D.XH
Përleshje e armatosur në Bruksel, 3 të plagosur
Policia ne Bruksel

BRUKSEL - Tre persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Avenue de la Toison d'Or 3 të mërkurën në mbrëmje, sipas një deklarate nga polica e Brukselit.

"Ne morëm një lajmërim për të shtëna në Avenue Golden Fleece rreth orës 19:30", tha zëdhënësja e policisë, Ilse Van de Keere. "Oficerët shkuan menjëherë në vendngjarje, ku u pa se ishin shkaktuar tre të plagosur. Menjëherë u vendos një perimetër", shtoi më tej policia lokale.

Në momentin që oficerët e policisë mbërritën, autori ose autorët tashmë ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Mediat lokale bëjnë me dije se rasti nuk besohet se ka lidhje me terrorizmin. Dyshohet se ka pasur një përleshje mes bandave që veprojnë në Bruksel. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB