Bota

Gaza u bombardua natën e kaluar, cilat janë ngjarjet e fundit nga lufta?

Izraeli tha se ka goditur mbi 450 objektiva të kundërshtarëve dhe se ka vrarë disa militantë të Hamasit.

D.XH
Gaza u bombardua natën e kaluar, cilat janë ngjarjet e fundit nga
Gaza

GAZA - Gjatë natës që lamë pas, rajoni i Gazës ka pasur shumë sulme ajrore e shpërthime në veri të enklavës.

Bëhet me dije se mbrëmjen e djeshme, bombardimet izraelite kanë qenë intensive. Sulmet ishin të përqendruara në veri-perëndim të Gazës, në kampin e refugjatëve - njohur gjithashtu si kampi Shati.

Izraeli tha se avionët e tij luftarakë gjatë natës së kaluar kanë sulmuar 450 objektiva në territor.

Izraeli ka deklaruar gjithashtu se ka koordinuar veprimet me Jordaninë, për të dhënë ndihma për civilët në Gaza.

Mbreti Abdullah II i Jordanisë kishte thënë tashmë se forcat ajrore të vendit të tij kishin hedhur furnizime mjekësore në një spital në Gaza, duke shtuar se ishte detyrë e ushtrisë së tij të ndihmonte të plagosurit që po vuanin në enklavë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se forcat e saj tokësore morën kontrollin e një poste të Hamasit në Gaza mbrëmë. Në një postim në X, ushtria izraelite thotë se posta ishte e pajisur me "poste vëzhgimi, objekte trajnimi për operativët terroristë, si dhe tunele terroriste".

Ushtria e Izraelit shton se në operacion "u eliminuan një numër terroristësh". IDF (ushtria izraelite) thotë gjithashtu se gjatë ditës së fundit avionët e saj luftarakë sulmuan rreth 450 objektiva, duke përfshirë komplekse ushtarake, poste vëzhgimi, poste antitanke etj.

Të dielën, Izraeli tha se kishte "rrethuar" qytetin e Gazës, ndërsa vazhdon synimin e saj, për të eliminuar Hamasin, një grup i konsideruar terrorist në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe BE.

Sipas të dhënave të fundit nga zyrtarët, më shumë se 9700 njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori. Në Izrael, Hamasi vrau më shumë se 1400 njerëz dhe rrëmbeu më shumë se 200 të tjerë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB