Bota

Gjendet i plagosur 40-vjeçari shqiptar në Greqi, dëshmia: Persona të maskuar më rrëmbyen në hyrje të banesës

Sipas hetimeve të policisë greke, shqiptari ka pasur edhe kërcënime të mëparshme

E.K
Gjendet i plagosur 40-vjeçari shqiptar në Greqi, dëshmia:
foto ilustruese

GREQI- Një shtetas shqiptar është gjetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme (24 gusht) në Kretë. Shqiptari është identifikuar si Durim Muslija, 40 vjeç, nga Durrësi, një person me shumë precedente penale në Greqi, kryesisht për veprimtari të lidhura me drogën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:10 dhe Muslija u gjet pranë një automjeti i cili ishte në pronësi të një shtetasi grek, G. K. Hetimet paraprake tregojnë se rreth orës 01:20, Muslija ishte rrëmbyer nga banesa e tij nga një person i panjohur, i cili e kishte detyruar të hipte në automjet nën kërcënimin e një pistolete dhe më pas e kishte transportuar drejt pyllit të Kerit.

Në pyll, pas një debati, autori e kishte qëlluar Muslija-n një herë me armë dhe ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një automjet tjetër, që e priste aty afër. Burime nga policia greke bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, pasi autori e kishte kërcënuar viktimën për shkak të një konflikti për një grua.

Policia greke është duke vijuar hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin e krimit, ndërsa Muslija ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngritur shqetësime për rritjen e dhunës së organizuar në këtë zonë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB