Bota

Gjendet i vdekur aleati i presidentit Putin, dyshimet e para

Dyshimet u ngritën pasi një dëshmitar okular u dëgjua të thoshte se Egorov ra nga dritarja e katit të tretë dhe një tjetër të thoshte se kishte "probleme me zemrën".

f.t
Gjendet i vdekur aleati i presidentit Putin, dyshimet e para
Vladimir Egorov

RUSI- Vladimir Egorov, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin është gjetur i vdekur. Deputeti i Dumës së qytetit të Tobolsk, Egorov, 46 vjeç, anëtar i partisë në pushtet të Putinit, Rusia e Bashkuar, ra nga dritarja e katit të tretë të një shtëpie në rrugën Kedrovaya në Tobolsk në rajonin Tyumen.

Por dyshimet u ngritën pasi një dëshmitar okular u dëgjua të thoshte se Egorov ra nga dritarja e katit të tretë dhe një tjetër të thoshte se kishte "probleme me zemrën". Ndërkohë do të kryhet një autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Egorov është i fundit nga shumë njerëz në rrethin e brendshëm të Rusisë që ka vdekur në rrethana misterioze./ZËRI

Poll

MOS HUMB