Bota

“Urime Krishtlindjen, jua bëftë Allahu kabull”, vdekja e gazetarit trazon rrjetin, Ahmed Kalaja dhe Fero në sulm

Edhe pse gazetari njihej për humorin e zi, besimtarët myslimanë nuk ia kanë falur komentet as pas vdekjes

E.K
“Urime Krishtlindjen, jua bëftë Allahu kabull”, vdekja e
Ahmed Kalaja. Artjon Turkaj dhe Fero

KOSOVË- Vdekja e gazetarit Artjon Turkaj, i cili njihej për humorin e tij të zi në rrjetet sociale, ka sjellë një sërë reagimesh në Shqipëri dhe Kosovë.

Një postim i bërë prej tij në ditën e Krishtlindjeve, ku shkruante “Urime Krishtlindjen, jua bëftë Allahu kabull”, është rimarrë dhe komentuar në rrjetet sociale, nga përkrahës së fesë islame, por edhe imamë të ndryshëm.

Imami Ahmed në postimin e tij në rrjetet sociale, shkruan se gazetarit i ra infarkt sepse u tall me zotin.

Kalaja në postimin e tij shkruan se Zoti komandon zemrën dhe me të nuk duhet të tallemi, duke lidhur kështu shkakun e vdekjes së gazetarit me deklaratën e tij ironizuese.

“Po mos u tallni me Zotin; se të len zemra diku …Zemrën e komandon vetë Ai, Zoti… e jo vetë njeriu. Zini mend! Qoftë mësim për të tjerët! Amin!”-shkruan Kalaja.

Ndërkohë që vdekjen e gazetarit e ka komentuar edhe këngëtari Fero, i cili la muzikën për t’iu përkushtuar fesë.

“Urime vdekjen gazetar, kalofsh mirë sot në varr”, shkruante Fero në postimin e tij në rrjetet sociale.

“Urime Krishtlindjen, jua bëftë Allahu kabull”, vdekja e“Urime Krishtlindjen, jua bëftë Allahu kabull”, vdekja e

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB