Bota

Gjermania u 'mbyll derën' emigrantëve?

Ky është fryti i një takimi mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe 16 gurvenatorëve shtetërorë këtë të martë, të cilët kanë rënë dakort për vendosjen e masave të reja, më të rrepta, për të frenuar numrin e madh të emigrantëve që po vijnë në Gjermani.

Zeri
Gjermania u 'mbyll derën' emigrantëve?
Olaf Scholz

BERLIN- Gjermania ashpërson masat ndaj emigrantëve të paligjshëm. Ky është fryti i një takimi mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe 16 gurvenatorëve shtetërorë këtë të martë, të cilët kanë rënë dakort për vendosjen e masave të reja, më të rrepta, për të frenuar numrin e madh të emigrantëve që po vijnë në Gjermani.

Debati për emigrantët është kthyer në një pikë të “nxehtë” në arenën politike gjermane dhe atë shoqërore. Masat e reja përfshijnë përshpejtimin e procedurave të azilit, kufizimin e përfitimeve për azilkërkuesit dhe shtimin e ndihmave financiare nga Qeverinë federale për shtetet dhe komunitetet lokale për t’u përballur me këtë fluks, raporton REL.

Scholz e cilësoi marrëveshjen si “moment historik”, gjë që tregon se sa barrë e madhe ishte bërë kjo çështje për Qeverinë e tij. Qeveritë shtetërore dhe ajo federale u pajtuan ta ndryshojnë sistemin e financimit të kostos për azilkërkuesit.

Duke filluar nga viti i ardhshëm, shkruan REL, Qeveria federale do ta paguajë një shumë vjetore prej 7.500 eurove për çdo azilkërkues dhe jo më një shumë të përgjithshme vjetore prej 3.7 miliardë eurosh për ta. Scholzi e quajti këtë ndryshim “kalim në një sistem të frymëmarrjes” dhe tha se “me rritjen e numrit nuk ka para, me rënien e numrit ka më pak”.

Numri i azilkërkuesve për këtë vit ishte 73 për qind më i lartë deri në fund të shtatorit se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat zyrtare. Më shumë se 250.000 njerëz aplikuan për azil në Gjermani nga janari deri në shtator, krahasuar me 130.000 sosh në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB