Bota

Gjykata e Lartë i 'mbylli derën', Britania marrëveshje me Ruandën për emigrantët e paligjshëm

Kështu këtë të martë Sekretari i Brendshëm James Cleverly ka nënshkruar në Ruandë një traktat për emigrantët.

E.K
Gjykata e Lartë i 'mbylli derën', Britania marrëveshje
James Cleverly nënshkruan traktaktin

BRITANIA E MADHE- Pasi Gjykata e Lartë i “mbylli derën” marrëveshjes së parë për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, në Ruandë, Qeveria e Rishi Sunak ka menduar për një zgjidhje tjetër para zgjedhjeve. Kështu këtë të martë Sekretari i Brendshëm James Cleverly ka nënshkruar në Ruandë një traktat për emigrantët.

Ky traktat mes dy vendeve është përshëndetur dhe nga shefi i “Downing 10”, Rishi Sunak. Përmes një postimi në X, Sunak shprehet se Qeveria e tij është e vendosur ti dërgojë emigrantët e paligjshëm në Ruandë dhe se nuk do të tërhiqet.

Rishi Sunak: Kur thashë se do të ndaloja gomonet, e kisha me të vërtetë. Ne kemi nënshkruar një traktat me Ruandën duke bërë të qartë se jemi të vendosur kush vjen në vend, jo bandat kriminale.

Ndërkohë teksa fliste për mediat në Ruandë, Cleverly tha se ekzekutivi britanik synon që të ndalojë sa më shpejt varkat që mbërrijnë të mbushura me emigrantë në brigjet britanike. Ndërkohë vlerësoi Ruandën si një vend që ka eksperiencën e duhur në trajtimin e emigrtantëve dhe ka një Qeveri serioze.

James Cleverly: Ruanda ka një histori shumë të mirë të menaxhimit të refugjatëve dhe ka një qeveri që e merr detyrën e saj për trajtimin human dhe profesional të refugjatëve jashtëzakonisht seriozisht. Kështu që unë nuk mund të shoh ndonjë arsye pse duhet të ketë një pengesë të mëtejshme për të bërë atë që është gjëja e duhur për t’u bërë, që është të mbështesim Ruandën ndërsa merret me këtë çështje ndërkombëtare. Ne synojmë të ndalojmë varkat sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk do të vendos një afat. Dua ta bëj sa më shpejt që të jetë e mundur./ZËRI

Poll

MOS HUMB