Bota

Gjykata e urdhëroi, Kurti refuzon të shkojë në Prokurori: Jam në një aktivitet

. Kurti do të shkojë nesër në Gjilan për vendosjen e gurthemelit të një çerdheje të re

F.I
Gjykata e urdhëroi, Kurti refuzon të shkojë në Prokurori:
Albin Kurti

KOSOVË-Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se kryeministrin Albin Kurti se duhet të paraqitet për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale, më 4 mars duke filluar nga ora 10:00. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi ka konfirmuar se gjyqtari i procedurës paraprake ka lëshuar urdhrin për të dëshmuar, duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë Speciale. 

Por kryeministri Albin Kurti përmes një letre të dërguar tha se nuk ka ndërmend ta respektojë thirrjen e organit të akuzës. Kurti do të marrë pjesë në një aktivitet të ministries së Arsimit. Kurti do të shkojë nesër në Gjilan për vendosjen e gurthemelit të një çerdheje të re, sipas një ftese që Ministria e Arsimit ua ka dërguar sot mediave.

Gjykata e urdhëroi, Kurti refuzon të shkojë në Prokurori:
FTESA

Kujtojmë se Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër që  kryeministri Albin Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, në cilësinë e dëshmitarit për çështjen e rezervave shtetërore. Urdhri i gjykatës u lëshua të premten e kaluar, ditën kur Zyra e Kryeministrit kërkoi që Prokuroria Speciale të marrë dëshminë e Kurtit, brenda zyrës së tij në qeveri.

Rasti i rezervave shtetërore

Më 2023, tre persona ishin arrestuar për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e tyre ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Në këtë ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku pretendohej se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB