Bota

Trump vendos sot të ardhmen e Ukrainës! Takim urgjent në Shtëpinë e Bardhë

Në mbledhje do të diskutohet edhe pezullimi i mundshëm i dërgesave të municioneve dhe pajisjeve në Ukrainë, të miratuara gjatë administrimit të ish-presidentit amerikan Joseph Biden.

F.I
Trump vendos sot të ardhmen e Ukrainës! Takim urgjent në
Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyy

SHBA-Presidenti i SHBA Donald Trump do të takohet sot në Uashington me ndihmësit e tij të lartë të sigurisë kombëtare, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, për të diskutuar një sërë opsionesh politike për Ukrainën.

Në mbledhje do të diskutohet edhe pezullimi i mundshëm i dërgesave të municioneve dhe pajisjeve në Ukrainë, të miratuara gjatë administrimit të ish-presidentit amerikan Joseph Biden. Ishte sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt, e cila deklaroi se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën, sepse prioriteti i tyre janë negociatat e paqes.

Pezullimi i ndihmave ushtarake për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu besimin mbrëmë se ai mund të rivendosë marrëdhëniet me Trump pas takimit të tyre të diskutueshëm në Shtëpinë e Bardhë të premten. Ai theksoi se bisedimet me Trump duhet të vazhdojnë në një format tjetër.

Zelenskyy tha se po punonte për t'u përgatitur për sfida të reja, megjithëse nuk mendonte se Shtetet e Bashkuara do të pezullonin ndihmën ushtarake për Ukrainën, pasi kjo, sipas tij, do të ndihmonte vetëm presidentin rus Vladimir Putin. Presidenti ukrainas tha se është ende i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje për metalet e rralla me SHBA-në dhe shprehu shpresën se edhe SHBA-të janë të gatshme për të.

Debati në Zyrën Ovale

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u largua prej Shtëpisë së Bardhë, pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump. Trump kërkoi që Ukraina të nënshkruajë marrëveshje me SHBA për minerale, ndërsa Zelenskyy i kërkoi ndihmë konkrete për të larguar Rusinë dhe jo të humbin qytete të tërë pas luftës. Presidenti amerikan e akuzoi homologun ukrainas se po “e vendos veten në një pozitë të tmerrshme” dhe se “nuk ka asnjë kartë në dorë” për një marrëveshje'./ZËRI

Poll

MOS HUMB