Bota

Gjykata Speciale kontrolle në banesat e ish-këshilltarëve të Thaçit

Gjatë bastisjeve që janë kryer, raportohet se janë sekuestruar prova të ndryshme, duke përfshirë dokumente dhe telefona. 

F.I
Gjykata Speciale kontrolle në banesat e ish-këshilltarëve të
Blerim Shala dhe Bashkim Smakaj

KOSOVË-  Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë është duke kryer bastisje në banesa e ish-këshilltarëve të hashim Thaçit. Bastisje po kryhen në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj dhe Blerim Shalës. Blerim Shala për shumë vite ka qenë gazetar, politikan ( deputet në Kuvendin e Kosovës) dhe së fundmi edhe këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi. Në fund të viteve 90’të ka qenë edhe pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambouillet të Francës.

Gjatë bastisjeve që janë kryer, raportohet se janë sekuestruar prova të ndryshme, duke përfshirë dokumente dhe telefona. Ende nuk dihet arsyeja pse po kontrollohen banesat e tyre por dyshohet se rasti lidhet me procesin kundër Thaçit dhe të tjerëve.

Prokuroria e Specializuar e Hagës kohëve të fundit ka pasur disa aksione të ndryshme të ngjashme. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit 2020. Në po këtë ditë, ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ishte transferuar për në Hagë. Arsye për këtë ishte ngritja e aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.  Përveç Thaçit, aktakuzë është ngritur edhe ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999./ Zëri.ai

Poll

MOS HUMB