Bota

Gjyqi i Rudy Giulianit, avokati i Trump nuk paraqitet të dëshmojë

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut dhe ish-avokati i Donald Trump nuk do dëshmojë në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij, që ka të bëjë me zgjedhjet e 2020. Nëse shpallet i fajshëm, Giuliani pritet të përballet me gjobë të majme.

D.XH
Gjyqi i Rudy Giulianit, avokati i Trump nuk paraqitet të dëshmojë
Rudy Giuliani

SHBA - Rudy Giuliani ka braktisur planet për të dëshmuar në mbrojtje të tij, pasi çështja e tij e shpifjes shumë-milionëshe ka hyrë në fazën përfundimtare. Ish-punonjësja në zgjedhje, Ruby Freeman, 64 vjeçe, dhe vajza e saj Wandrea "Shaye" Moss po padisin Giulianim për pretendimet e tij të rreme se ata luajtën një rol në mashtrim zgjedhor.

Dyshja dëshmuan se kishin frikë për jetën e tyre. Z. Giuliani tashmë është shpallur përgjegjës, teksa gjykata pritet ta thotë fjalën e fundit. Zonja Freeman dhe zonja Moss po kërkojnë nga 15 deri në 43 milionë dollarë dëmshpërblim, shumë të cilën, Giuliani - ish-avokati personal i Donald Trump - pretendon se nuk mund ta përballojë. Ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut do të dëshmonte në gjykatë të enjten, por avokatët e tij thanë gjatë një konference për shtyp herët në mëngjes se ai nuk do të flasë. Arsyet se përse Giuliani po vepron kështu janë të paqarta. 

Në dëshminë e gjyqit në Uashington DC të mërkurën, zonja Freeman tregoi se duhej të ikte nga vendi i votimit, pasi një grup mbështetësish të Trumpit u mblodhën në shtëpinë e saj dhe FBI i tha asaj se ishte në rrezik, pasi Giuliani shpërndau një video, për të cilën ai pretendoi në mënyrë të rreme se ishte provë e manipulim i fletëvotimeve.

Z. Giuliani ka pranuar më parë në një dosje gjyqësore se ai ka bërë deklarata shpifëse për çiftin. Zonja Freeman tha se ajo ishte izoluar nga veprimet e Giulianit. Miqtë dhe të njohurit u frikësuan të flasin me të dhe ajo është detyruar të jetojë një jetë të izoluar, për shkak të frikës së vazhdueshme se do të njihet publikisht. Avokatët e zonjës Freeman dhe vajzës së saj pushuan çështjen e tyre të mërkurën. Është e qartë tani që Giuliani nuk do të dëshmojë.

Giuliani luajti një rol të rëndësishëm në përpjekjet e Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të 2020-ës. Ai përforcoi pretendimet e ish-presidentit se zgjedhjet ishin të falsifikuara. Profesorja e Universitetit Northwestern, Ashley Humphreys, një dëshmitare gjyqi dhe sociologe e specializuar, dëshmoi të mërkurën se deklaratat shpifëse të Giuliani ishin parë deri në 56 milionë herë.

Gjykatësi në çështjen e zonjës Freeman e ka ndaluar Giulianin të argumentojë pretendimet e mohuara për mashtrim zgjedhor në gjykatë. Jashtë gjykatës, megjithatë, ai ka vazhduar të pretendojë se pretendimet e pabaza që ai tha për zonjushën Moss dhe zonja Freeman ishin të vërteta. Ai tha të hënën se nuk ishte penduar për deklaratat e tij të mëparshme dhe premtoi se publiku do ta mësojë të gjithë historinë pasi të dëshmonte, gjë që nuk do të ndodhë më.

Përpara se të fillonin diskutimet përmbyllëse, avokatët e Giulianit kërkuan një mocion për të hedhur poshtë disa nga provat, si dhe disa nga deklaratat dhe postimet e tij shpifëse./ZËRI/

Poll

MOS HUMB