Bota

Goditet 200 herë me thikë infermierja në Belgjikë, ish-i i saj nuk pranonte ndarjen

Në total, të paktën 24 femicide janë regjistruar në Belgjikë brenda këtij viti

E.K
Goditet 200 herë me thikë infermierja në Belgjikë, ish-i i
Vritet gruaja ne Belgjike

BELGJIKË- Një grua është vrarë në Belgjikë, ndërkohë që rasti për nga mënyra e ekzekutimit ka shkaktuar një tronditje në të gjithë vendin. 36-vjeçarja Veronique u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Knock. Infermierja ishte goditur 200 herë me thikë sipas medieve të huaja.

Për rastin është arrestuar partneri i viktimës, 41 vjeç, ndërkohë që çifti kishte rreth dy vite në një lidhje së bashku.

Megjithatë, për shkak të pabesive ajo vendosi të divorcohej nga ai. Shtatorin e kaluar ata filluan të kishin sërish kontakte.

Javën e kaluar, Veronique ishte në shtëpinë e një shoqeje kur burri vazhdoi t’i dërgonte mesazhe asaj dhe të bënte telefonata me video.

Të dielën vonë natën e kaluar, ajo u kthye në shtëpi, ai e vizitoi duke thënë se donte të merrte kompjuterin e tij që kishte lënë atje. Fqinjët janë shqetësuar nga zhurma që kanë dëgjuar dhe disa orë më vonë kanë gjetur gruan të vdekur.

Në total, të paktën 24 femicide janë regjistruar në Belgjikë në vitin 2023.

Poll

MOS HUMB