
GREQI- "Trapper-i" Don Leon ështe vendosur në pranga pasi akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal që hidhte në erë disa ATMdhe më pas “pastronte” paratë duke bërë videoklipe dhe duke luajtur bixhoz. Nga informacionet e protothema.gr, në seancën e radhës thuhet se do të pranojë pjesërisht fajin, ndërsa në goditjet e tjera do të deklarohet i pafajshëm. Avokati i tij, Vaso Pantazi ka folur gjithashtu për mediat duke mbrojtur klientin e tij.
“Fatkeqësisht, prejardhja e tij kriminale i lejoi prokurorët ta lidhnin atë me çdo çështje. Ai vetë, kur ka gabuar, thotë se nuk ngurron të marrë përsipër pasojat e veprimeve të tij,”- vuri në dukje ai. Kjo pasi reperi është arrestuar edhe në të kaluarën për raste të ngjashme, ndërsa ndaj tij është ngritur edhe një dosje për përdhunim.
Si vepronte banda?
Ata mbanin uniforma të bardha pune me kapuç dhe iu afroheshin ATM-ve që ishin të instaluara në zona të largëta dhe të izoluara, i hidhnin në erë dhe më pas i zbraznin. Anëtarët e bandës në të cilën merrte pjesë edhe reperi kanë mbledhur nga aktiviteti i jashtëligjshëm më shumë se 700 mijë euro. Paratë që më pas u “pastruan” në videot muzikore dhe më kumar, pasi një anëtar i grupit ishte klienti i rregullt i kazinosë "Parnithas".
Numërimi mbrapsht për arrestimin e tyre nisi në të gdhirë të së shtunës kur tre personat u larguan nga bastioni i tyre në Kamatero dhe u nisën drejt Ermionit në Argolis për të shpërthyer një tjetër bankomat. Para sulmit, ata kishin bërë një ndalesë në Nafplio ku kanë vjedhur një makinë "Nissan Navara" dhe e kanë përdorur për të thyer një bankomat. Nga goditja ata kanë marrë 198.515 euro.
Në rrugën e kthimit ata braktisën automjetin në Agios Adrianos dhe pasi hipën në një Range Rover, për t'u kthyer në bazën e tyre e tyre në Kamatero. Aty u arrestuan.
Siç rezultoi nga hetimi i policisë, të tre të arrestuarit janë persona me ekspertizë të veçantë në mënyrën e shpërthimeve dhe me "dhunti" të veçantë në zgjedhjen e vendit dhe kohës së veprimeve të tyre. Ishin të kujdesshëm edhe kur e kryenin aksionin e tyre, duke zgjedhur orët e para të mëngjesit që të mos pikaseshin nga kalimtarët dhe nga Policia e Shtetit.
Por shpërthimet e tyre, kanë shkaktuar dëme të mëdha në zonat përreth./ZËRI