Bota

Gruaja e zhdukur gjendet pas 63 vitesh

Audrey Buckberg u zhduk nga Qarku Sioux, Wisconsin në korrik 1962 në moshën 20 vjeç.

k.m.
Gruaja e zhdukur gjendet pas 63 vitesh
Audrey Buckberg

SHBA- Një grua nga Wisconsin, e cila kishte qenë e zhdukur për më shumë se 60 vjet, është gjetur "shëndoshë e mirë". Ajo është Audrey Buckberg, tani 82 vjeç, e cila u zhduk nga Qarku Sioux, Wisconsin në korrik të vitit 1962 në moshën 20 vjeç. Sipas BBC, gruaja u gjet në një shtet tjetër, por emri i saj "i ri" nuk është bërë me dije nga Policia. 

"Hetimet e mëtejshme zbuluan se zhdukja e znj. Buckberick ishte zgjedhja e saj dhe nuk ishte rezultat i aktivitetit kriminal apo qëllimit keqdashës,"-bëri me dije zyra e sherifit. Departamenti i Drejtësisë i Uiskonsinit raportoi se Audrey Backeberg u largua nga familja e saj më 7 korrik 1962 dhe personi i fundit që e pa raportoi se e reja kishte duke hipur në një autobus.

Projekti Charley, i cili regjistron personat e zhdukur, deklaroi në një postim të përditësuar se Audrey Backeberg u martua me bashkëshortin e saj, Ronald Backeberg, kur ishte "rreth 15 vjeç" dhe se "martesa e tyre ishte e trazuar", ndërsa ajo kishte raportuar vazhdimisht abuzimin e bashkëshortit të saj. Rreth kohës së zhdukjes së saj, Audrey kishte ngritur një padi penale kundër Ronald Backberg, duke pretenduar se ai e kishte rrahur dhe kërcënuar se do ta vriste. Audrey Backeberg kishte dy fëmijë me të shoqin në kohën kur u zhduk.

Si e gjetën gruan e zhdukur?

Audrey Backeberg u gjet më në fund 60 vjet më vonë në moshën 82-vjeçare vetëm falë llogarisë së motrës së saj në Ancestry.com - një platformë ku shumë njerëz paraqesin ADN-në për të gjetur të afërm të largët dhe për të krijuar një lloj peme gjenealogjike.

"Mendoj se ajo sapo u largua, filloi jetën e saj nga e para... Ajo dukej e lumtur. Po ashtu, kur fola me të ishte e sigurt për vendimin e saj, nuk pendohet,"-tha detektivi Isaac Hanson./ZËRI

Poll

MOS HUMB