Bota

Habit Kurti: Nuk kisha djeni për çështjen e dinarit, Vuçiç alarmoi rajonin

Albin Kurti u shpreh se nuk ka qenë fare në dijeni të këtij vendimi që është marrë nga Banka Qendrore e Kosovës

f.t
Habit Kurti: Nuk kisha djeni për çështjen e dinarit,
Albin Kurti

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndonëse nëpër organet e partisë dhe para qytetarëve e ka paraqitur si “sukses” të qeverisë së tij ndalimin e dinarit serb për pagesa në territorin e Kosovës, ka habitur me deklaratën e tij, ku u shpreh se nuk ka qenë fare në dijeni të këtij vendimi që është marrë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Komentet Kurti i ka bërë në një intervistë për radion “Monocle”, që është regjistruar në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, që u mbajt javën e kaluar, ndërsa ka shtuar se kritikat e aleatëve filluan pas kundërshtimit që i bëri presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, këtij vendimi.

"Më 28 dhjetor të vitit të kaluar, Banka Qendrore mori këtë vendim, për rregulloren e re dhe bënë mirë. Nuk kisha ide për këtë vendim apo për drafitmin e kësaj rregullore. Gjithçka ishte duke shkuar mirë dhe pa probleme dhe në mes të janarit, pikërisht pasi përgatitjet po shkonin mirë, presidenti serb Vuçiç alarmoi rajonin dhe Evropën se “katastrofa” do të ndodhë prej 1 shkurtit kur dinari do të përjashtohet. Dhe atëherë presioni ndaj meje filloi, kur Vuçiçi foli. Ne nuk po përjashtojmë dinarin, mund të keni dinarë në Kosovë por mjet për pagesa është euro, sipas Kushtetutës mund të ketë vetëm një valutë”,-u shpreh Kurti.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, duke e përjashtuar kështu në mënyrë automatike përdorimin e dinarit hyri në fuqi më 1 shkurt pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtare që të shtyhet zbatimi i saj. Autoritetet e Beogradit thanë se zbatimi i rregullores po kërcënon mbijetesën e komunitetit serb në Kosovë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kritikuan ashpër për këtë çështje qeverinë e Kosovës duke vënë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në./ZËRI

Poll

MOS HUMB