Bota

Tragjedi në Indi, po transportonte pelegrinët, rimorkio bie në lumë! 24 viktima, mes tyre 10 fëmijë

Në rimorkio ndodheshin 54 persona që po merrnin pjesë në një udhëtim pelegrinazhi në brigjet e lumit Gange.

E.K
Tragjedi në Indi, po transportonte pelegrinët, rimorkio bie në
Pamje nga vendi i ngjarjes

INDI- Të paktën 24 persona humbën jetën, duke përfshirë 10 fëmijë, kur një rimorkio traktori u përmbys dhe përfundoi në një liqen në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh. Në rimorkio ndodheshin 54 persona që po merrnin pjesë në një udhëtim pelegrinazhi në brigjet e lumit Gange.

Aksidenti ka ndodhur dje të shtunën në qytetin Kasganj, i cili ndodhet 266 kilometra në veriperëndim të Lucknow, kryeqyteti i shtetit të Uttar Pradesh. Sipas raportimeve të rrjeteve televizive indiane, shoferi ka humbur kontrollin e traktorit teksa ka tentuar të parakalojë një automjet tjetër, duke bërë që ai të përmbyset dhe të bjerë në liqen.

Banorët e zonës nxituan në ndihmë dhe morën disa të plagosur, të cilët u dërguan në një spital aty pranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB