Bota

Franca këshillon qytetarët: Mos udhëtoni në Liban

Franca dhe shtetet e tjera perëndimore kanë këshilluar qytetarët, të mos udhëtojnë në Liban dhe vende të Lindjes së Mesme. Paralajmërimi vjen, pasi Hezbollahu rriti tonet, pasi në Gaza u sulmua një spital.

D.XH
Franca këshillon qytetarët: Mos udhëtoni në Liban
Sulme të Hezbollahut

PARIS- Franca ka këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Liban, duke pasur parasysh tensionet në rajon, veçanërisht në kufirin jugor" (me Izraelin).

Më herët, SHBA-ja këshilloi amerikanët në Liban të largoheshin nga vendi. Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu këshillon qytetatët e saj, që të kenë kujdes në udhëtimet drejt Libanit.

“Shtetasit britanikë duhet të konsiderojnë nëse duhet të qëndrojnë në Liban. Nëse ata nuk kanë një punë tepër të rëndësishme në këtë vend, këshillojmë të largohen që aty”, tha Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

Kanadaja, Spanja, Gjermania dhe Australia gjithashtu kanë paralajmëruar qytetatët e tyre, të kenë kujdes kur udhëtojnë në Liban e në vendet e Lindjes së Mesme, që janë kthyer në zona lufte.

Grupi militant Hezbollah i Libanit, një aleat i Hamasit, i mbështetur gjithashtu nga Irani, ngriti tonet e luftës, pas sulmit ndaj një spitali në Gaza.

Ministri palestinez i Shëndetësisë Mai al-Kaila thotë se numri i të vrarëve në Gaza, që kur Izraeli filloi sulmet ajrore 11 ditë më pare, është rritur në 3300. Ai shtoi se 13 000 persona të tjerë janë plagosur.

Të paktën 1 400 izraelitë u vranë në sulmet e Hamasit dhe 199 persona në Izrael, mendohet se janë marrë peng./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB