
LIBAN- Vrasja e Hassan Nasrallah ka ngjallur zemërim në Iran, me Ali Khamenei-n që paralajmëroi se Izraeli do të pendohet për veprimin e tij dhe i bëri thirrje të gjithë botës muslimane që të bashkohet dhe të qëndrojë pranë Hezbollahut dhe popullit libanez.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei shprehu besimin se vrasja e Nasrallah nuk mund të shkaktojë një përçarje në strukturën e Hezbollahut. Në deklaratën e tij të parë pas njoftimeve të ushtrisë izraelite theksoi se "Izraeli duhet të dijë se nuk mund të dëmtojë strukturën e fortë të Hezbollahut", pa iu referuar drejtpërdrejt vrasjes së Nasrallah.
“Kriminelët duhet ta dinë se janë shumë të vegjël dhe nuk mund të shkaktojnë dëme në strukturën e fortë të Hezbollahut në Liban. Të gjitha forcat e rezistencës në rajon do të qëndrojnë në krah të Hezbollahut," tha lideri iranian, duke shtuar se "fati i këtij rajoni do të vendoset nga forcat e rezistencës, të udhëhequra nga Hezbollahu... Të gjithë muslimanët duhet të qëndrojnë pranë popullit libanez dhe Hezbollahut, të cilët janë krenarë për aftësitë e tyre dhe të ndihmojnë në përballjen me regjimin uzurpues, të padrejtë dhe keqdashës".
Hezbollah ka konfirmuar se lideri Hassan Nasrallah u vra në sulmet masive izraelite në Bejrut më 27 shtator, tha në një deklaratë grupi militant, i cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.
"Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, i është bashkuar shokëve të tij të mëdhenj, dëshmorë të pavdekshëm, të cilët i udhëhoqi për rreth 30 vjet”, tha Hezbollah në një deklaratë. Hezbollahu u zotua të vazhdojë luftën kundër Izraelit pavarësisht vdekjes së liderit të tij.
-
FOTOT- Një ditë pas sulmit të Izraelit, çfarë ka mbetur pas në Bejrut
28 Shtator, 12:56
Kush do të udhëheq Hezbollahun pas vdekjes së Hassan Nasrallah?
Vdekja e liderit të Hezbollahut i cili drejtoi për 32 vjet, Hassan Nasrallah i jep një goditje të madhe grupit libanez të mbështetur nga Irani. Izraeli konfirmoi të shtunën në mëngjes se Nasrallah ishte vrarë, duke i dhënë fund orëve të pasigurisë mbi fatin e tij. Zëvendësimi i Nasrallahut është sfida tjetër për Hezbollahun, duke qenë se përveç kësaj, një numër i komandantëve të lartë të organizatës kanë humbur jetën në sulmet izraelite në muajt e fundit, duke ngritur pikëpyetje serioze për sigurinë e saj të brendshme.

Njeriu që shihet gjerësisht si pasardhësi kryesor i Nasrallahut, Hashim Safdin, i cili është ende gjallë pas sulmit të së premtes. Safuddin, i cili mbikëqyr çështjet politike të Hezbollahut është anëtar i Këshillit të Xhihadit të grupit dhe është kushëriri i Nasrallah. Lidhjet familjare të Safdinit dhe ngjashmëria fizike me Nasrallahun (madje edhe deri te çallma që ata mbajnë), si dhe statusi i tij fetar si "pasardhës i Muhamedit" do të llogariteshin në favor të tij si kreu i Hezbollahut./ ZËRI