Bota

Historike nga Anglia! Zbulohet vaksina e gonorresë, kur pritet të lançohet kura

Kura e sapozbuluar, është "zgjatim" një vaksinë ekzistuese, e njohur si "4 CMenB", që përdoret kundër sëmundjes meningokokale B, një infeksion serioz bakterial që mund të shkaktojë meningjit dhe sepsis.

k.m.
Historike nga Anglia! Zbulohet vaksina e gonorresë, kur pritet të
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Kemi një vaksinë për gonorrenë! Lajmi historik vjen nga Anglia, aty ku edhe pritet që të lancohet dhe vaksina, kura e shumëpritur e të gjithë të prekurve nga kjo sëmundje pak e kurueshme, e cila kalohet dhe nga nëna tek fëmijët. Kura e sapozbuluar, është "zgjatim" një vaksinë ekzistuese, e njohur si "4 CMenB", që përdoret kundër sëmundjes meningokokale B, një infeksion serioz bakterial që mund të shkaktojë meningjit dhe sepsis.

Sipas "The Guardian", kjo vaksinë përdoret në programin rutinë të fëmijërisë dhe u jepet foshnjave në tetë, 16 javë dhe një vit dhe parandalon vetëm me 40% përhapjen e kësaj sëmundjeje. Dr.Amanda Doyle, drejtoresha kombëtare për kujdesin parësor dhe shërbimet komunitare në NHS England, thotë: Nisja e një vaksinimi rutinë të parë në botë për gonorrenë është një hap i madh përpara për shëndetin seksual dhe do të jetë thelbësor në mbrojtjen e individëve duke ndihmuar në parandalimin e përhapjes së infeksionit dhe uljen e shkallës në rritje të llojeve të rezistencës ndaj antibiotikëve të baktereve.

Gonorea është infeksioni i dytë më i zakonshëm bakterial seksualisht i transmetueshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Simptomat mund të përfshijnë "shkarkesa" ose sekrecione  të gjelbra ose të verdha, dhimbje gjatë urinimit dhe/ose dhimbje e shqetësim në rektum. Për gratë, simptomat mund të përfshijnë dhimbje në pjesën e poshtme të barkut ose gjakderdhje midis ciklit menstrual. Megjithatë, shumë njerëz nuk kanë simptoma.

Vaksina përmban proteina nga neisseria meningitidis - bakteri që shkakton sëmundjen meningokokale, e cila është e lidhur ngushtë gjenetikisht me neisseria gonorrhoeae, bakterin që shkakton gonorrenë. Studimet nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin sugjerojnë se vaksina 4CmenB ka një efektivitet midis 32.7 % dhe 42% kundër gonhorresë dhe se vaksinimi do të ulte rrezikun e infektimit, edhe pse nuk do ta eleminonte plotësisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB