Bota

Horror në Haiti, bandat bëjnë kërdinë

Haiti, veçanërisht kryeqyteti Port-au-Prince, është bërë skena e përshkallëzimit të shpejtë të dhunës nga bandat e armatosura në javët e fundit ndërsa Haitianët presin formimin e një këshilli kalimtar pas njoftimit të dorëheqjes së kryeministrit Ariel Henri, katalizator për përshpejtimin e zhvillimeve politike.

E.K
Horror në Haiti, bandat bëjnë kërdinë
Pamje nga protesta

Situata në Haiti është "e tmerrshme". Sipas drejtorit të UNICEF-it, vendi duket si një skenë e marrë nga "Max Max", filmi që shpaloset në një të ardhme distopike. Vendi më i varfër i Karaibeve përjeton javët e fundit kaos pas shërthimit të një lufte të re mes bandave.

"Shumë, shumë njerëz vuajnë nga uria dhe kequshqyerja dhe ne po dështojmë t'u ofrojmë ndihmën e duhur," pranoi Kathryn Russell gjatë një interviste të dielën me rrjetin televiziv amerikan CBS.

Haiti, veçanërisht kryeqyteti Port-au-Prince, është bërë skena e përshkallëzimit të shpejtë të dhunës nga bandat e armatosura në javët e fundit ndërsa Haitianët presin formimin e një këshilli kalimtar pas njoftimit të dorëheqjes së kryeministrit Ariel Henri, katalizator për përshpejtimin e zhvillimeve politike.

Kenia, e cila pritet të dërgojë rreth 1000 policë si pjesë e një misioni ndërkombëtar për rivendosjen e sigurisë që është ofruar të drejtojë, tha se po pezullonte dislokimin e tyre, por tha se do të ndërhynte pasi të formohej një këshill presidencial tranzicioni. Bandat kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë 80% të kryeqytetit Port-au-Prince. Brutalitetet e kriminelëve, vrasjet, përdhunimet, rrëmbimet për shpërblim, plaçkitjet janë shumëfishuar.

“Disi, ne duhet të marrim më shumë kontroll mbi situatën në mënyrë që ndihma humanitare të hyjë”, tha Russell, duke kujtuar fatkeqësitë që kanë goditur vendin në pothuajse pesëmbëdhjetë vitet e fundit: “tërmetet, kolera, COVID... ”.

Por situata aktuale "është më e keqja që kemi parë në dekada," këmbënguli ai. Edhe pse aeroporti Port-au-Prince mbetet i mbyllur, misioni i OKB-së në Haiti ka premtuar të krijojë një "urë ajrore" midis Republikës Domenikane dhe Haitit sa më shpejt të jetë e mundur për të lehtësuar "fluksin e ndihmës humanitare". Porti kryesor i kryeqytetit është gjithashtu i paralizuar që nga 7 marsi pas "sabotazhit dhe vandalizmit", sipas kompanisë që e drejton atë, duke komplikuar më tej dërgesat e ndihmave ndërkombëtare.

Një kontejner i UNICEF-it që përmbante "furnizime kritike për shëndetin e nënës, foshnjave dhe fëmijëve" u grabit dje të shtunën në port, njoftoi Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët. Zhvillimi erdhi "në një kohë kritike kur fëmijët kishin më shumë nevojë për të", shtoi UNICEF./ZËRI

Poll

MOS HUMB