Bota

Sulmi në spitalin në Gaza/ Biden: Sulmi është bërë nga pala tjetër, jo nga ju

Joe Biden foli edhe për pengjet izraelite, mes tyre edhe fëmijë. Ndërsa për sulmin e djeshëm në një spital në Gaza, tha se ishte thellësisht i pikëlluar dhe i zemëruar.

k.m.
Sulmi në spitalin në Gaza/ Biden: Sulmi është bërë
Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Presidenti i SHBA, Joe Biden thotë se ka vizituar Izraelin për të treguar pozicionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konfliktin e vazhdueshëm të Lindjes së Mesme. Gjatë konferencës për shtyp, së bashku me kryeministrin Benjamin Netanyahu, Biden foli edhe për pengjet izraelite, mes tyre edhe fëmijë. Ndërsa për sulmin e djeshëm në një spital në Gaza, tha se ishte thellësisht i pikëlluar dhe i zemëruar.

"Bazuar në atë që kam parë, duket sikur është bërë nga ekipi tjetër, jo ju (Izraeli). Por ka shumë njerëz atje që nuk janë të sigurt, kështu që ne duhet të kapërcejmë shumë gjëra,"- ai thotë. Ndërsa Netanyahu tha se "bota e civilizuar" duhet të bashkohej për të mposhtur Hamasin, në të njëjtën mënyrë që veproi me ISIS. 

“Ne do ta mposhtim Hamasin dhe do ta heqim këtë kërcënim të tmerrshëm nga jeta jonë,”- shtoi kryeministri izraelit. Po ashtu, ai e quajti Biden një "mik të vërtetë" dhe përgëzoi vendimin e tij "thellësisht prekës" për të vizituar Izraelin gjatë luftës.

“E di që flas për popullin e Izraelit kur them faleminderit,”-shtoi Bibi para se Biden të fliste.

Lufta mes 2 vendeve ka nisur që më 7 tetor nga Palestina. Si kundërpërgjigje, Izraeli ka kryer sulme ajrore në objektiva në të gjithë Gazën, duke përfshirë edhe atë të djeshmin në një spital ku humbën jetën 500 njerëz. Megjithatë Izraeli e ka mohuar pretendimin se ishin ata sulmuesit, duke shtuar se raketa mbi spital ishte lëshuar nga Hamasi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB