Bota

Sulmi në Zubin Patok/ Paralajmërimi i Vuçiç: Nesër do bëj shumë pyetje, pres përgjigje!

Nesër në orën 11.00, kreu i shtetit serb do të komunikojë dhe do të shtrojë pyetje edhe për përfaqësitë ndërkombëtarë të vendosura në Kosovë.

k.m.
Sulmi në Zubin Patok/ Paralajmërimi i Vuçiç: Nesër
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka lajmëruar se nesër do të dalë sërish në një konferencë për shtyp për të folur lidhur me sulmin e ndodhur në Zubin Patok. Lajmin e ka bërë me dije vetë me anë të një postimi në rrjetin social "Instagram". Kështu, nesër në orën 11.00, kreu i shtetit serb do të komunikojë dhe do të shtrojë pyetje edhe për përfaqësitë ndërkombëtarë të vendosura në Kosovë.

"Nesër në ora 11 do t'u drejtohem qytetarëve, por edhe opinionit ndërkombëtar dhe do t'ju shpjegoj saktësisht se kujt dhe pse është dashur ky incident në komunën e Zubin Potokut, pse Kurti dhe Sveçla është dashur të gënjejnë shumë dhe me nervozizëm. Do bëj pyetje edhe për ndërkombëtarët dhe pres përgjigje konkrete. Serbinë nuk do ta thyeni me gënjeshtra!,"-shkruan Vuçiç në postimin e tij. 

Më 29 nëntor, rreth orës 19:00, një shpërthim i fuqishëm në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë disa qytete të vendit. Një nga objektet që furnizohet me ujë është edhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por banorët e zonës kanë mbetur pa ujë dhe pa energji elektrike. Për këtë sulm, Kosova ka akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë, derisa kjo e fundit ka mohuar të gjitha akuzat. Reagime ka pasur edhe nga Shqipëria, edhe nga ndërkombëtarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB