
GJERMANI- 21-vjeçari Moritz Ruhnke është dënuar me 11 vjet burg në Gjermani pasi ka vrarë nënën e tij, Sandra, 54 vjeçe. Moritz Ruhnke i tha gjykatës në Gjermani se ai e ekzekutoi të ëmën, pasi mori hak për kryerjen e vaksinave që ai pretendonte se i shkatërruan jetën. Në deklaratën e tij në gjykatë, Ruhnke, 21 vjeç, tha se ai e planifikonte prej muajsh se do ta vriste atë, pasi e fajësonte për "dëmtimin" e shkaktuar nga vaksinat që i ishin dhënë gjatë rritjes, një prej tyre dhe astma.
Ai shtoi se më shumë u bind kur mësoi se vëllai ose motra e tij më e vogël do të mësonin të njëjtat gjëra, pasi e ëma do tu bënte gjithashtu vaksina.
“Ajo ishte e pandershme gjithë kohës. Më thoshte gënjeshtra. Unë kontrollova kartën e vaksinimit të vëllait tim dhe pashë ajo kishte vazhduar ta vaksinonte. E dija që nuk kisha rrugë tjetër, e kisha një barrë të rëndë në ndërgjegjien time. Unë jam dëmtuar nga alumini, formaldeheidi kancerogjen dhe metalet e rënda me të cilat më kanë injektuar. Nuk kisha rrugë tjetër për të ndaluar që vëllai im të mos kalonte të njëjtat eksperienca si unë,”- tha ai.

Prokurorët thanë se Ruhnke kishte mbytur nënën me një jastëk dhe më pas e kishte qëlluar në apartamentin e tyre në Thiersheim në Bavari. Më pas ai kishte thirrur policinë duke i njoftuar për ngjarjen.
Gjykatësi tha në deklaratën e tij se vrasësi kishte halucinacione dhe probleme të shëndetit mendor, dhe se gjendja e tij psikiatrike u mor parasysh në dhënien e dënimit.