Bota

I shpëtoi atentatit, Trump: Falenderoj Zotin që u shmang diçka e paimagjinueshme

Trump i falenderon të gjithë për mbështetjen.

E.K
I shpëtoi atentatit, Trump: Falenderoj Zotin që u shmang diçka
Donald Trump

Donald Trump ka falënderuar mbështetësit e tij për "mendimet dhe lutjet" e tyre në komentet e tij të dyta publike që nga atentati kunder tij.

"Ishte vetëm Zoti që parandaloi të ndodhte e paimagjinueshmja. Ne nuk do të kemi frikë, por përkundrazi do të mbetemi elastik në besimin tonë dhe sfidues përballë ligësisë," shkroi ish-presidenti në një postim në Truth Social.

"Ne lutemi për shërimin e personave që u plagosën dhe do të kemi gjithmonë në zemër dhe kujtimet tona qytetarin që u vra në mënyrë të tmerrshme," tha ai, duke shtuar se tani është më e rëndësishme se kurrë "që të qëndrojmë të bashkuar".

"Unë me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas me Kombin tonë të Madh këtë javë nga Wisconsin."/ZËRI

Poll

MOS HUMB