
SHBA- Ish-zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, ka dhënë informacione të reja rreth grindjes së Elon Musk me Sekretarin e Thesarit të Trump, Scott Besant. Grindja besohet të ketë qenë fillimi i fundit të marrëdhënies së Musk me Shtëpinë e Bardhë, e cila u përshkallëzua në një luftë të hapur me Donald Trump në fund të javës së kaluar.
Sipas Bannon, Bessant e quajti Musk-un “mashtrues” dhe ai u përgjigj duke e shtyrë si një lojtar të NFL-së. Grindja e prillit kishte filluar pasi nuk u pajtuan për politikën në lidhje me Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme.
“Scott tha, ‘Ti je një mashtrues, je një mashtrues i madh’”, tha Bannon, duke cituar qëndrimin e Bessantit mbi planin e atëhershëm të Musk-ut për të shkurtuar 1 trilion dollarë në shpenzimet e qeverisë amerikane.
Musk më pas e goditi me shpatull Bessantin, duke e detyruar Sekretarin e Thesarit të SHBA-së të përgjigjej. Në atë kohë, u deshën disa persona për të ndarë dyshen, të cilët përfundimisht u larguan shpejt nga Krahu Perëndimor i Shtëpisë së Bardhë. Sipas Bannon, i cili është një nga kundërshtarët kryesorë të Musk, Trump mësoi për sherrin dhe parashikoi largimin e tyre.