Bota

I vihet flaka lokalit të nënkryetares së Zveçanit, policia: I qëllimshëm! U fut "mik" për të punësuar serbët

Ajo theksoi se aktivitetet e saj “nuk përshtaten” me Listën Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

E.K
I vihet flaka lokalit të nënkryetares së Zveçanit,
Pamje nga vendi i ngjarjes

KOSOVË- Shkrumbohet nga flakët lokali i nënkryetares së Komunës së Zveçanit në Kosovë Natasha Tomaniç. Policia dyshon se kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme, por hetimet vijojnë. Ndërkohë Tomaviç ka thënë për REL se zjarrvënia nuk ishte “e rastësishme”, duke shtuar se dyshon se motivi është se ajo ka ndihmuar serbët në veri të Kosovës të punësohen në institucionet e Kosovës”.

Ajo theksoi se aktivitetet e saj “nuk përshtaten” me Listën Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit. Raportohet se dëmi financiar shkon deri në disa mijë euro. Policia ende nuk ka asnjë autor të dyshuar.

Lista Serbe, nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me akuzat e Tomanic. Kjo nuk është hera e parë që pronat personale të pjesëtarëve të komunitetit serb, në komunat në veri të banuara me shumicë serbe, u vihet flaka. Në 2023-shin, atje u dogjën me dhjetëra makina pronarët e të cilëve i kishin konvertuar targat e tyre nga serbë në targa RKS –apo  Republika e Kosovës./ZËRI

Poll

MOS HUMB