Bota

Po shkonin në punë, aksidentohen 4 të rinjtë/ 2 të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë

Përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy të rinjve

E.K
Po shkonin në punë, aksidentohen 4 të rinjtë/ 2 të
Pamje nga aksidenti

ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur në unazën veriore të Milanos, ku dy djem humbën jetën, dhe dy të tjerë mbeten të plagosur, si pasojë e përplasjes së një makine me një kamion.

Viktimat janë Brad Rossi, 27 vjeç dhe Richard Busnelli, 29 vjeç. Dy të rinj të tjerë 20 dhe 18 vjeç ndodhen në gjendje të rëndë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit në kryqëzimin midis A8 dhe A4 që të çon nga Pero (Milano), përgjatë rrugës shtetërore Sempione 33, pak përpara tunelit Cerchiarello, me drejtim në veri.

Përplasja, rrethanat e së cilës janë ende duke u rindërtuar, ndodhi përballë kompleksit të madh të ekspozitës Rho-Pero. 

Të katër të rinjtë ishin duke udhëtuar në të njëjtin mjet. Të dy të plagosurit kanë marrë goditje në kokë, bark dhe në gjymtyrë, ndërsa paraqiten në gjendje rreziku për jetën.

4 të rinjtë ishin duke shkuar në punë në momentin e aksidentit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB