
MAQEDONI E VERIUT- Emri i Ljupça Palevskit, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës (14), figuron në më shumë se 10 aktgjykime, siç mund të shihet edhe në ueb faqen e gjykatës. Mosmarrëveshjet dhe gjykimet janë kryesisht civile, por ka edhe çështje penale që i rëndojnë mbi shpinë.
Konkretisht, në vitin 2013 ka marrë dënim me kusht të shkallës së parë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndërsa në vitin 2020 sërish është dënuar me kusht për mashtrim të një burri nga Shkupi, me të cilin ka lidhur kontratë për shitjen e banesës. Edhe pse i dëmtuari ka paguar 53 mijë marka gjermane, ai nuk e ka marrë banesën nga Palevski.
Palevski akuzohet edhe për dhunë në familje, por kurrë nuk ka përfunduar në burg. E vetmja gjë që ka pësuar ka qenë një urdhër mbrojtje, ndaj familjarit (nuk dihet se për kë bëhet fjalë) që kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike. Palevski e ka sulmuar viktimën verbalisht, e më pas e ka sulmuar fizikisht personin duke i shkaktuar lëndime. Në vitin 2009, mediat raportuan se Gjykata Supreme e kishte dënuar me mbi një milion euro dëmshpërblim për rrënimin e objekteve kulturore të dy objekteve në Dibër. Së fundmi, Palevski e vrau Vanjan më 27 nëntor dhe u arratis më 30 nga vendi.
Çfarë ndodhi në Maqedoninë e Veriut?
Trupi i 14-vjeçares, Vanja Gorçevska, është gjetur të dielën, ndërsa Policia ka njoftuar se adoleshentja është vrarë. Në vrasjen e saj janë përfshirë pesë persona. Vanja u zhduk më 27 nëntor para shkollës së saj dhe u vra po atë ditë rreth orës 10 të mëngjesit, vetëm 40 minuta larg shtëpisë. Babai i saj është vendosur në pranga pasi akuzohet se e ka nxjerrë në pritë të bijën për të zhvatur të ëmën në proces divorci, por personi që ka kryer vrasjen është Ljupço Palevski-Palco. Aktualisht ai është në arrati dhe ndaj tij është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar./ZËRI