Aktualitet

Ish-këshilltari vrau gruan, Behgjet Pacolli 'pa fjalë': Jam ende i shokuar!

Policia e Kosovës arrestoi sot bashkëshortin e Liridonës, Naim Murselin dhe Granit Plavën. Ky i fundit ka deklaruar në polici se ka ekzekutuar Liridonën, pasi Naimi i kishte dhuruar 30 mijë euro.

D.XH
Ish-këshilltari vrau gruan, Behgjet Pacolli 'pa fjalë': Jam
Behgjet Pacolli

PRISHTINË - Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas vrasjes së gruas së ish-këshilltarit të tij, Liridona Muselit. Pacolli shprehet se është i tronditur nga kjo vrasje makabre. Ai shton se kushdo që qëndron pas vrasjes së Liridona Muselit, duhet të marrë dënimin e merituar.

Postimi i Behgjet Pacollit:

Sot, fëmijët dhe familia kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës.

I pergezoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.

Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj.

E pabesueshme dhe e trishtueshme.

Jam ende i shokuar!

Ish-këshilltari vrau gruan, Behgjet Pacolli 'pa fjalë': Jam
Naim Murseli, bashkeshorti i arrestuar per vrasje, ish-keshilltar i Behgjet Pacollit.
Ish-këshilltari vrau gruan, Behgjet Pacolli 'pa fjalë': Jam
Naim dhe Liridona Murseli

Policia e Kosovës ka arrestuar sot bashkëshortin e Liridonës, Naim Murselin dhe Granit Plavën, si të dyshuar për vrasjen. Naim Murseli ka qenë këshilltar i kreut të AKR, Behgjet Pacolli. Granit Plava ka thënë në polici se ai ka ekzekutuar Liridonën, pasi Murseli e kishte paguar 30 mijë euro. Naim Murseli kishte pretenduar fillimisht se gjithçka ishte grabitje./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB