Bota

ISIS kërcënon Putinin: Prisni masakër tjetër, kësaj here do iu godasim fort

Grupi terrorist, i cili dy herë mori përgjegjësinë për sulmin, tha se imazhet dhe videot e abuzimit që terroristët pësuan nga duart e autoriteteve ruse vetëm sa e rritën dëshirën e tyre për të marrë gjak.

k.m.
ISIS kërcënon Putinin: Prisni masakër tjetër, kësaj
Vladimir Putin

MOSKË- ISIS ka nisur një sulm të drejtpërdrejtë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Shteti Islamik ka kërcënuar drejtpërdrejt se do ta “masakrojë” Vladimir Putinin në shenjë hakmarrjeje për torturimin e katër të arrestuarve, që janë përgjegjës për vrasjen e 140 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve në sallën e koncerteve në periferi të Moskës.

Grupi terrorist, i cili dy herë mori përgjegjësinë për sulmin, tha se imazhet dhe videot e abuzimit që terroristët pësuan nga duart e autoriteteve ruse vetëm sa e rritën dëshirën e tyre për të marrë gjak. Ndaj edhe dolën me një paralajmërim të ri, ku shkruanin: Për të gjithë rusët e egër! Ndaloni torturimin e të burgosurve të ISIS-it. Kujdes! Mos mendoni se ne nuk kemi mundësi t'ju hakmerremi për vëllezërit tanë të robëruar. Në sulmin e së premtes, ne ju dëshmuam se, me dëshirën e Zotit, muxhahidët e Shtetit Islamik mund t'ju ndëshkojnë për çdo tmerr tuajin. Prisni një masakër, shumë shpejt. Kësaj radhe do t'ju godasim aq fort në kokë, sa që brezat e ardhshëm, në dashtë Zoti, t'ju kujtojnë dhe ato dhimbje dhe dhembje të së shkuarës do të harrohen.

ISIS kërcënon Putinin: Prisni masakër tjetër, kësaj

Por edhe pse kërcënimet po i vijnë nga ISIS, Putin ka dalë me një mesazh të ri duke ngritur dyshime lidhur me përfshirjen e Ukrainës. 

“Është e rëndësishme t'i përgjigjemi pyetjes pse terroristët pas krimit u përpoqën të iknin në Ukrainë. Kush i priste ata atje? Ata që mbështesin regjimin e Kievit nuk duan të jenë bashkëpunëtorë dhe mbështetës të terrorizmit, por lindin shumë pikëpyetje,”- tha Putin gjatë mbledhjes së kabinetit.

Nga ana tjetër, Kievi mohon çdo përfshirje në sulm./ZËRI

Poll

MOS HUMB