
GAZA – Sot është dita e tretë e rinisjes së luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit, pas një pauze 7-ditore. Ushtria izraelite ka zhvendosur fokusin e ofensivës së saj në Gazën jugore, ku beson se liderët e Hamasit fshihen mes qindra e mijëra palestinezëve të zhvendosur. Dje, banorët në qytetin jugor i përshkruan sulmet ajrore intensive izraelite si bombardimet më të rënda të luftës deri më tani.
Ndërkohë, SHBA-ja ka rritur presionin ndaj Izraelit për të shmangur viktimat civile në Gaza, teksa sekretari i mbrojtjes Lloyd Austin, tha se dështimi për të mbrojtur civilët mund të çojë në një disfatë strategjike. Po dje, zëvendëspresidentja Kamala Harris tha se shumë palestinezë tashmë janë vrarë, duke shtuar se në enklavë ka ‘shumë vuajtje njerëzore’.
Numri i njerëzve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës ka tejkaluar shifrën 15,200, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza. Sulmi i Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor vrau 1200 njerëz dhe rreth 240 të tjerë u morën peng. Presidenti francez Emmanuel Macron ka zbarkuar në Katar për të punuar për një armëpushim të ri, pasi armëpushimi i përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit përfundoi të premten./Zëri.ai/