
VATIKAN- Papa Françesku ka reaguar këtë të dielë pas thyerjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Ati i Shenjtë deklaroi se është e dhimbshme të shikosh se si po vriten të pafajshëm. Ndërkohë bëri thirrje që të dyja palët të gjëjnë gjuhën e dialogut për një armëpushim të ri sa më shpejt.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore pas një inflamacioni në mushkri, lutjen e Papës, e lexoi një ndihmës gjatë lutjes të së dielës. Ati i Shenjtë u shpreh se po mendonte për njerëzit ende të mbajtur peng në Gaza dhe mungesën e nevojave themelore në territorin palestinez.
Në Gaza prej 4 ditësh kanë rinisur luftimet pas një armëpushimi 7-ditor. Izraeli ka bombarduar Gazën jugore, duke vrarë së paku 200 persona./ZËRI