Bota

Izraeli godet dy celula të Hezbollahut

Tel Avivi deklaroi se ka sulmuar celula të Hezbollahut. Ushtria izraelite pretendon se ka sulmuar grupin militant, pasi ky i fundit ishte organizuar për sulm ajror ndaj territoreve izraelite.

D.XH
Izraeli godet dy celula të Hezbollahut
Sulmet me raketa

LIBAN- Avionët izraelitë goditën dy celula të Hezbollahut në Liban, të cilat po planifikonin të lëshonin raketa drejt Izraelit, ndërsa luftimet u shtuan përtej kufirit të përbashkët të dy vendeve.

Hezbollahu tha se një nga luftëtarët e organizatës u vra, pa dhënë detaje. Agjencia shtetërore e lajmeve të Libanit,  NNA raportoi një sulm ajror izraelit në periferinë jugore të Aitaroun, në Libanin jugor. Agjencia gjithashtu nuk dha detaje. Ushtria izraelite tha se goditi të dy celulat, përpara se ushtarët armiq, të qëllonin.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse të dy palët po i referoheshin të njëjtave incidente. Izraeli më vonë tha se goditi më shumë objektiva të Hezbollahut, duke përfshirë një kompleks dhe një postë vëzhgimi. Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar apo dëme.

Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, ka shkëmbyer zjarr në kufirin me Izraelin, që kur grupi palestinez Hamas kreu një sulm shokues ndaj Izraelit më 7 tetor dhe Izraeli u përgjigj me sulme ajrore intensive në Gaza.

Hamasi sulmoi befasisht Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 7100 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB