Bota

Izraeli hap front lufte me Libanin, vret komandantin e Hezbollahut

Ushtria izraelite ka vrarë komandantin e Hezbollahut, Wissan al Tawil, teksa luftimet po përhapen dhe në vende të tjera në Lindjen e Mesme.

D.XH
Izraeli hap front lufte me Libanin, vret komandantin e Hezbollahut
Wissal al Tawil

LIBAN – Izraeli, përpos luftimeve në Gaza, duket se po hap dhe fronte të reja lufte, pasi është vënë në rrezik dhe kufiri i shtetit me Libanin. Ushtria izraelite ka njoftuar gjatë ditës së sotme se ka vrarë me dron komandantin e lartë të Hezbollahut, Wissam Tawil, që thuhet se është vrarë në një sulm izraelit me dron në Libanin jugor.

Mediat shtetërore libaneze raportojnë se një makinë u shënjestrua në zonën Khibert Selm në rrethin Bint Jbeil. Sulmi thuhet se bëri që automjeti të devijonte nga rruga dhe të merrte flakë. Ndërkaq, në Gaza, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 23,000 njerëz janë vrarë, që kur Izraeli filloi fushatën e tij hakmarrëse në enklavën me popullsi të dendur.

Situata humanitare në rajon mbetet një shqetësim edhe për OKB-në dhe Papatin, me Papa Françeskun që bëri thirrje për një armëpushim "në çdo front, përfshirë Libanin". Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se po zgjerojnë operacionet e tyre në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, pasi thanë se kishin vrarë "shumë terroristë në luftime nga afër".

Në Bregun Perëndimor të okupuar, shtatë njerëz u vranë në një bastisje izraelite në qytetin e Jeninit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Ramallah. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet aktualisht në Lindjen e Mesme, për të zhvilluar bisedime me udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite, përpara se të udhëtojë në Izrael. Pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor, Izraeli ka hyrë në Gaza dhe ka nisur luftimet në enklavë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB