
Pamje nga lufta
IZRAEL- Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe Personave të Zhdukur në Izrael ka reaguar ashpër pas vendimit të qeverisë izraelite për të lejuar ndihmat në kufirin egjiptian. Sipas tyre ky është një vendim i tmerrshëm.
Pas kësaj ata kanë njoftuar intensifikimin e protestave.
"Në vend që të punonin për të forcuar besimin që u thye të shtunën e përgjakshme, zyrtarët qeveritarë vendosën të provokojnë familjet dhe të fusin gishtin në sytë e atyre që nuk kanë fjetur apo marrë frymë për dhjetë ditë," thanë ata duke njoftuar se do të shtojë protestat nëse vendimi nuk tërhiqet./Zëri.ai
Poll